Kryeministri kroat kritikon BE-në për mosreagim ndaj sulmit serb në Banjskë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit serioz nga Bashkimi Evropian ndaj sulmit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit, Kosovë, në shtator 2023.

Gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, Plenkoviq theksoi se sulmi nuk mori vëmendjen e duhur nga liderët e BE-së, të cilët sipas tij, “e kaluan pa ndonjë vërejtje serioze për Serbinë”.

“Më 24 shtator 2023, një grup i organizuar sulmoi Banjskën, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti dhe u lëndua një tjetër. Sulmi kaloi pa deklarata serioze nga askush në BE. Ne bëmë sikur nuk ndodhi,” tha Plenkoviq, raporton INDEX-HR.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 11 shtator 2023 aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist në Banjskë. Ata akuzohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, si dhe për financimin e terrorizmit dhe shpëlarje parash.

Sulmi u dënua ashpër nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, të cilët bënë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë, ndërsa Plenkoviq thekson rëndësinë e reagimit më të vendosur nga Bashkimi Evropian ndaj veprimeve të tilla destabilizuese.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.