Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.
Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.
“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë mandatarin dhe pastaj kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti tek presidentja Osmani. Presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se “koha e lojërave apo pazareve politike ka përfunduar” dhe akuzoi opozitën për veprime kundër individëve të caktuar të LVV-së dhe jo për Listën Serbe, duke theksuar gjithashtu se disa institucione të sigurisë janë të informuara për aktivitetet e Listës Serbe, por nuk kanë vepruar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.