Dimal Basha kërkon të tërhiqet emri i tij nga artikulli ku flitej për UÇK-në

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar zyrtarisht largimin e emrit të tij nga një artikull shkencor ku flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas kritikave që lindën lidhur me përmbajtjen e tij.

Basha tha se nuk ka qenë në dijeni se shkrimi i tij mbi fundamentalizmin islamik ishte bashkautorësi me autoren Jana Arsovska dhe u publikua së bashku me kapituj që lidhnin UÇK-në me financime nga trafikantë droge.

“Unë kam dërguar një e-mail zyrtar ku kërkoj që kapitulli që kam shkruar dhe emri im të tërhiqen nga artikulli. Nuk kam të bëj me pjesën tjetër, dhe këtë e pranon edhe autorja tjetër,” tha Basha, duke kërkuar falje për “pakujdesinë” e tij.

Kryetari i Kuvendit theksoi se artikulli daton nga viti 2012, kur ai ishte student, dhe se kurrë nuk e ka lexuar artikullin e plotë deri më tani. “Sikur ta kisha lexuar, do të reagoj menjëherë dhe nuk do ta leja të qëndronte aty për trembëdhjetë vjet. Pajtohem se kam qenë i pakujdesshëm dhe kërkoj falje për këtë,” shtoi Basha.

Deklarata e tij vjen pas kritikave publike që lidhnin emrin e tij me pretendimet e artikullit, ndërsa Basha ka insistuar se pjesa për financimet e UÇK-së u shkrua nga bashkëautorja Jana Arsovska.

Ky reagim synon të qartësojë qëndrimin e tij dhe të largojë çdo keqkuptim për lidhjen e tij me përmbajtjen e debatueshme të artikullit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.