Një rast i kontrabandës dhe hyrjes së paautorizuar në territorin e Republikës së Kosovës u regjistrua të shtunën rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë, në komunën e Leposaviqit.
Sipas Policisë së Kosovës, është ndaluar një automjet i tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe (NP), i drejtuar nga një person me inicialet M.B., i lindur në vitin 1980. Dyshohet se i njëjti ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë, duke shmangur vendkalimet kufitare zyrtare.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe të dyshuarit, policia ka sekuestruar 13,992 euro në para të gatshme, 17,880 dinarë serbë dhe materiale për mobilje me vlerë prej 600 euro.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal me emërtimin “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Automjeti, mjetet financiare dhe mallrat e kontrabanduara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme ligjore nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës.
Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.