Një përplasje mes katër të rinjve shkaktoi panik mbrëmjen e së premtes në zonën e Celle-s, në Livorno të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, ku dy shqiptarë rreth 20 vjeç u konfliktuan me dy bashkëmoshatar me origjinë marokene.
Sipas hetimeve paraprake, njëri prej të rinjve marokenë nxori një armë që lëshonte plumba plastike dhe qëlloi disa herë në ajër dhe drejt tokës, për të frikësuar kundërshtarët. Ndërkohë, shoku i tij përdori një thikë, duke plagosur lehtë në shpatull njërin prej shqiptarëve.
I riu i plagosur u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa më pas u largua në gjendje të mirë. Ai ka refuzuar të bëjë denoncim zyrtar për incidentin.
Ngjarja ndodhi pranë banesave dhe u shoqërua me panik, pasi dëshmitarë të shumtë raportuan të shtënat në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për sigurinë e lagjes. Pas largimit të agresorëve, banorët njoftuan policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet.
Dy të rinjtë marokenë u gjetën në një park të afërt. Njëri prej tyre, që përdori armën, u identifikua dhe ndaj tij është ngritur padi për kanosje të rënduar dhe mbajtje të armëve pa leje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.