Indeksi Global i Paqes, Shqipëria renditet e 52-ta, Kosova e 63-ta Rusia në fund

E martë, 17 Nëntor, 2026

Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar Indeksin Global të Paqes (GPI) për vitin 2024, i cili rendit 163 vende bazuar në nivelin e paqes, ekonomisë dhe zhvillimit të shoqërive paqësore.

Raporti tregon se niveli global i paqes ka pësuar përsëri rënie, për të 13-ën herë në 17 vitet e fundit. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me rritjen e konflikteve të armatosura, militarizimin e shteteve dhe tensionet gjeopolitike në rritje. Aktualisht janë 59 konflikte aktive në botë, më shumë se në çdo periudhë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Instituti vëren se zgjidhja e konflikteve është në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit: vetëm 9% e tyre përfundojnë me një fitore të qartë, ndërsa marrëveshjet e paqes janë reduktuar në vetëm 4%. Po ashtu, 78 vende janë të përfshira në konflikte përtej kufijve të tyre, çka i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në këtë raport:

  • Islanda mbetet vendi më paqësor në botë që prej vitit 2008.

  • Në Top 10 hyjnë edhe Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia dhe Finlanda.

  • Shqipëria është renditur e 52-ta, ndërsa Kosova në vendin e 63-të.

  • Rusia për herë të parë është shpallur vendi më pak paqësor në botë, duke zënë vendin e 163-të.

 Raporti konstaton një përkeqësim global të paqes me 0.36% krahasuar me vitin e kaluar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.