Arrestohet në Budapest një shqiptar i dënuar me 5 vjet burg, në Shqipëri

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 45-vjeçar shqiptar u arrestua në Budapest, Hungari, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 5 vjet burg për vjedhje me dhunë.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i cili ka për qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë së Shtetit, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Budapestin, u bë i mundur arrestimi i Auron Hajdinit, alias Auron Hysaj, 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 21 shkurt 2024, e ka dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.

Ngjarja për të cilën është dënuar Hajdini ka ndodhur në vitin 2013, kur në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i ka marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit të 45-vjeçarit drejt Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.