Tifozët shqiptarë mbrojnë bustin e Skënderbeut, reagimi i Auron Tares

E premte, 20 Nëntor, 2026

Studiuesi Auron Tare ka reaguar me tone të ashpra pas incidentit në sheshin “Skënderbej”, ku një tifoz polak kreu veprime të turpshme ndaj bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një postim në rrjetet sociale, Tare thekson se në asnjë vend të botës një ngjarje e tillë nuk do të ishte e injorueshme dhe se tifozët shqiptarë që u përpoqën të mbrojnë nderin e vendit duhet falenderuar dhe liruar nga burgu.

“Një grup huliganësh polakë sulmuan Heroin Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestuan dhe hodhën gurë kundër tyre. Policia i futi në burg djemtë shqiptarë me akuzë për veprime të dhunshme. Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje, njerëzit e kanë hallin tek telenovelat dhe thashethemet për Ministrat. Imagjinoni sikur kjo ndodhte në Greqi, Itali apo ndonjë vend tjetër europian,” shkruan Tare.

Ai shton se të mbash në burg ata që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë është pa kuptim, duke theksuar se ata duhet liruar dhe falenderuar për veprimin e tyre: “Përndryshe, e gjithë fasada me figurën e Gjergjit në Bashki dhe Institucione është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe heronjtë e vet.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.