Kuvendi i Kosovës dështoi në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, e konsideron të përmbyllur seancën konstituive.

Në vazhdimin e seancës, as Miljana Nikoliq, as Nenad Rashiq, dhe as Igor Simiq nuk morën shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetarë. Nikoliq nuk mori asnjë votë për herë të parë, me 52 kundër dhe 24 abstenime, ndërsa Rashiq mori 56 vota për, 0 kundër dhe 21 abstenime. Igor Simiq nuk mori asnjë votë për, me 54 kundër dhe 22 abstenime.

Kryetari Dimal Basha theksoi se janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe se moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të pengojë funksionimin e Kuvendit. Ai bëri thirrje që Kuvendi të vazhdojë punën sipas Kushtetutës dhe njoftoi se do të konsultojë anëtarët tashmë të zgjedhur për hapat e mëtejshëm.

Seanca konstituive nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 9 shkurtit, dhe deri më tani janë tentuar 61 herë për konstituimin e plotë të Kuvendit. Nga këto tentime, u zgjodh kryetar i Kuvendit Dimal Basha, tre nënkryetarë nga PDK, LDK dhe LVV, si dhe një nënkryetare nga pakicat jo serbe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.