Gianni Morandi tërhiqet nga rrjetet sociale dhe zgjedh Dhërmiun për pushime

E premte, 20 Nëntor, 2026

Këngëtari i njohur italian, Gianni Morandi, po viziton Shqipërinë dhe duket se po shijon pushimet përgjatë bregdetit jugor. Sipas një postimi të bërë nga një nga hotelet e zonës, Morandi ka zgjedhur Dhërmiun për të kaluar disa ditë relaksi.

Pushimet e tij po përkojnë edhe me tërheqjen nga rrjetet sociale. Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram një ditë më parë, ai shkruante: “Djema, po bëj një pushim nga rrjetet sociale. Telefoni nuk më kap më. Së shpejti!”

Vizita e Morandit ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të tij, ndërsa Dhërmiu duket të jetë bërë destinacion i preferuar i artistëve të njohur për relaks në bregdetin shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.