E tradhtoi nervozizmi, arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar me kokainë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia italiane ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar, pasi iu gjetën dy pako me kokainë të gatshme për shitje. I riu u pikas nga oficerët teksa qarkullonte me një makinë me qira, por sjellja e tij nervoze ngjalli dyshime dhe çoi në kontrollin e tij.

Gjatë verifikimeve, policia gjeti 3 gramë kokainë dhe 790 euro në kartëmonedha të vogla, që dyshohet të jenë përfituar nga shitja e drogës. Pas arrestimit, i riu u shoqërua në kazermat e Bastia Umbrës dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Kompanisë Assisi.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçari kishte hyrë në Itali me një leje turistike tremujore, një praktikë që shpesh përdoret nga trafikantët dhe grupet kriminale për të rekrutuar të rinj si “kuaj të drogës”.

Gjykata e Perugias, pasi vlerësoi arrestimin, e la të riun shqiptar nën masën e detyrimit për paraqitje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.