Autoritetet britanike kanë arrestuar për herë të dytë 27-vjeçarin shqiptar, Valentin Roci, i përfshirë në trafikun e kokainës. Sipas “Daily Mail”, ai ishte dëbuar vitin e kaluar, por ishte rikthyer fshehurazi në Britani me gomone, ku vijoi aktivitetin kriminal.
Roci u kap përsëri duke shpërndarë drogë dhe poseduar para të përfituara nga veprimtaria e tij. Ai pranoi akuzat për posedim kokaine me qëllim shpërndarjeje, posedim kanabisi, posedim të pronës kriminale, drejtim pa siguracion dhe pa leje drejtimi.
Në gjykatë, 27-vjeçari u justifikua se ishte detyruar të merrej me shitjen e drogës për të shlyer një borxh prej 4,000 paundësh ndaj trafikantëve. Por gjykatësi Shane Collery KC e rrëzoi pretendimin, duke theksuar se Roci ishte kapur edhe më herët me drogë dhe e bënte këtë për përfitim financiar.
“Rekomandoj që të dëboheni. Është qartazi në të mirën e publikut që të mos jeni në këtë vend”, tha gjykatësi, teksa e dënoi Rocin me 30 muaj burg. Pas kryerjes së dënimit, shqiptari do të dëbohet përsëri nga Britania.
Po ashtu, gjykata urdhëroi që 1,195 paundët e sekuestruara t’i dhurohen Fondacionit Komunitar të Essex-it, ndërsa makina me të cilën ai lëvizte do të mbetet në pronësi të policisë.
https://www.dailymail.co.uk/news/article-15046335/Albanian-drug-dealer-kicked-country-second-time-sneaked-UK-dinghy-sell-cocaine-again.html
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.