Një 25-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim dhe shitje të narkotikëve, u arrestua nga autoritetet spanjolle falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën.
Sipas policisë shqiptare, shtetasi A. Z., lindur në Laç, ishte i kërkuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe veprime të tjera të organizatës kriminale. Në vitin 2023, ai dyshohet se ka kultivuar 10,900 bimë kanabis sativa në fshatrat Kir dhe Theth, në Shkodër, në bashkëpunim me persona të tjerë.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Madridin, po vijon procedurat për ekstradimin e 25-vjeçarit në Shqipëri, ku ai do të përballet me drejtësinë për veprimet e kryera.
Arrestimi vjen si pjesë e operacioneve të vazhdueshme ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.