Murati: Votimi për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk është antikushtetues

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, ka mohuar se votimi për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb është antikushtetues. Ai theksoi se asnjë nen i Kushtetutës nuk kërkon që votimi të bëhet në pako.

Pas ndërprerjes së seancës nga kryeparlamentari Dimal Basha, për shkak se Nenad Rashiqi nuk arriti të zgjidhej përmes votimit me short, Murati tha se LVV nuk ka votë për asnjërin nga deputetët e Listës Serbe.

“Ne e kemi qartësuar që nuk kemi votë për kandidatët e Listës Serbe për nënkryetarë, këtë e kemi treguar qysh në fillim dhe vazhdojmë ta tregojmë me vota. Alternativa jonë e vetme është zotëri Nenad Rashiq, i cili e njeh shtetin dhe institucionet e Kosovës dhe punon për integrimin e serbëve në institucione,” deklaroi Murati.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e partive të tjera parlamentare, duke thënë se është i pakuptimtë të mos mbështesin Rashiqin dhe pyeti: “Nëse jo Nenad Rashiq, kush sipas tyre duhet të jetë nënkryetar i pestë nga komuniteti jo shumicë serb?”

Murati e konsideroi të paarsyeshme debatimin e pafund të çështjes dhe theksoi se tani Kuvendi ka kryetarin dhe katër nënkryetarë, ndërsa mbetet vetëm posti i pestë nga komuniteti jo shumicë serb.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë LVV-në për shkelje të supozuar kushtetuese në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.