Vrasësi i 36-vjeçares shqiptare në Volos ndodhet që nga mbrëmja e djeshme në burgjet e Larisës, ku është vendosur në një qeli me tetë persona të tjerë, por nuk ka kontakt me asnjë nga ta. Sipas mediave greke, 40-vjeçari është transferuar në pjesën e tretë të burgut, pasi rreth 200 persona në qeli të tjera refuzuan të ndajnë qelinë me të. Ai mbahet i izoluar dhe nuk ka kërkuar asgjë nga të burgosurit e tjerë.
Motra e viktimës tha për STAR se procesi gjyqësor duhet të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Ajo e përshkroi autorin si “një monstër të madh” dhe kërkoi dënim maksimal për të.
“Ai shantazhonte fëmijët dhe motrën time në mënyrën më të keqe. Nëse e donte vërtet, nuk do ta vriste, por e shikoni ku përfundoi. Le të qëndrojë në burg përgjithmonë,” tha ajo.
Motra e viktimës tregoi se Mariola nuk ishte e lumtur në martesë, pasi bashkëshorti e detyronte të mbante shtatzënitë për ta “mbajtur të lidhur” dhe shprehu zemërimin për kontrollin e vazhdueshëm që ai ushtronte mbi komunikimet e saj në rrjetet sociale.
“Ai mendonte se sa më shumë fëmijë do të bënte, aq më shumë do ta mbante të lidhur. Kontrollonte çdo mesazh dhe kishte kodet e saj për Facebook, TikTok dhe Messenger. Si mund të pretendosh tradhti kur ai e monitoronte çdo gjë?” shtoi motra e viktimës.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe familja kërkon drejtësi për Mariolën dhe mbrojtje për fëmijët e saj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.