Aktakuza e Departamentit të Drejtësisë ndaj 40-vjeçarit që vrau bashkëshorten e tij në Volos, ka zbuluar skena rrëqethëse të asaj dite tragjike. Dokumenti ligjor përshkruan minutë pas minute momentet e fundit të jetës së 36-vjeçares, e cila u përpoq t’i shpëtonte dhunës së bashkëshortit.
Sipas publikimit të Zougla.gr, gjithçka nisi pas një sherri mes çiftit. Autori mori një thikë nga ballkoni i apartamentit dhe filloi ta ndiqte gruan, e cila tentoi të izolohej duke mbyllur derën e kuzhinës. Ai e theu derën dhe vijoi ndjekjen deri në korridorin e pallatit, ku më në fund e kapi.
Aktakuza përshkruan se, pavarësisht përpjekjes së djalit të mitur 13-vjeçar për të ndalur të atin, 40-vjeçari e goditi nënën e tij me thikë në zona vitale të trupit – qafë dhe brinjë – duke e lënë të gjakosur përtokë. Pas krimit, ai përdori pincat për të thyer hyrjen prej xhami dhe u largua me vrap, ende me thikën në dorë, e cila nuk është gjetur.
Në dëshminë e tij, autori është shprehur i penduar, duke thënë:
“I kërkoj ndjesë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më tha se fëmija që abortoi nuk ishte i imi dhe u ngatërrua gjithçka. Nuk mbaj mend asgjë tjetër. Thikën e hodha në rrugë, nuk e di ku. Nuk mbaj mend që djali im u përpoq të më ndalonte”.
Ai përmendi gjithashtu probleme psikiatrike dhe një tentativë për vetëvrasje në qershor, ku i biri i shpëtoi jetën në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja kishte jetuar për vite nën një makth dhune dhe abuzimi të vazhdueshëm.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Greqi, ndërsa procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie familjare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.