Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçare shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në pishinën e një vile në ishullin Paxos, janë liruar sot me kusht nga autoritetet greke.
Prokuroria kishte ngritur akuzë për “ekspozim të një të mituri në rrezik”, duke qenë se në momentin e ngjarjes tragjike, nëna, babai dhe gjyshi ndodheshin në banesë. Si masë sigurie, atyre iu vendos ndalimi i daljes nga vendi deri në përfundim të hetimeve.
Ceremonia mortore e vogëlushes u mbaj sot të martën, më 26 gusht, në Loggos të Paxos.
Hetimet e deritanishme ngrenë dy skenarë të mundshëm: ose të gjithë anëtarët e familjes po flinin kur vajza e vogël doli nga shtëpia, ose vetëm babai po pushonte ndërsa nëna merrej me punët e shtëpisë, çka bëri që fëmija të humbiste nga vëmendja.
Sipas burimeve, e mitura fillimisht po luante në dhomën e ndenjes, më pas doli e vetme në rrugicë dhe përfundoi pranë një vile me pishinë, ku u gjet pa shenja jete. Policia po heton me vëmendje periudhën prej rreth 50 minutash – nga ora 16:00 kur familja kuptoi se fëmija ishte zhdukur, deri në orën 16:50, kur trupi i saj u gjet.
“Jam e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për t’i çuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes,” – është shprehur gjyshja e 4-vjeçares për mediat greke.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar përgjegjësitë dhe rrethanat e tragjedisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.