Kamberi propozon fond 10 milionë euro për zhvillimin e Luginës së Preshevës

E premte, 20 Nëntor, 2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës.

Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për angazhim në zhvillimin e ekonomik të Luginës, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Ajo ka nevojë për investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” tha Kamberi, duke shtuar se fondi i propozuar do të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe do të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë.

Përfitues të fondit do të jenë komunat, shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore përfshijnë: financimin e projekteve infrastrukturore, hapjen e vendeve të reja të punës, stimulimin e investimeve vendore dhe të huaja, zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional, subvencionimin e bujqësisë dhe mbështetjen e mediave dhe OJQ-ve lokale.

Kamberi theksoi se ky fond është një hap konkret për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve dhe për të krijuar një të ardhme me perspektivë për banorët e Luginës së Preshevës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.