U promovua në Tiranë libri:Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Tiranë u promovua sot vepra më e re letrare dhe historike kushtuar figurës emblematike të kombit shqiptar, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Libri, i titulluar “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, është botuar nga Jalifat Publishing (SHBA) dhe mban autorësinë e dy studiuesve të mirënjohur, Besa Tafilaj Pinchotti dhe Korab F. Kastrati.

Me një përmbajtje të pasur prej 510 faqesh, vepra sjell kujtime, analiza dhe rrëfime autentike mbi rrugëtimin vizionar të Rugovës drejt pavarësisë së Kosovës. Në të janë përfshirë kontribute nga personalitete të botës politike, akademike dhe intelektuale, si Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Adnan Merovci e shumë të tjerë.

Libri gëzon mbështetjen edhe të figurave ndërkombëtare. Eurodeputeti Lukas Mandl, në seancën e veçantë të mbajtur në Strasburg në shkurt 2024 për 80-vjetorin e Rugovës, vlerësoi rolin historik të tij në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Vepra është në proces përkthimi në anglisht, ndërsa do të promovohet sërish në Strasburg (dhjetor 2025) dhe në Washington D.C. (shkurt 2026).

Autorët kanë njoftuar se të gjitha të ardhurat nga shitja e librit do të shkojnë për një fond bamirës, i administruar nga një grup i posaçëm individësh të përkushtuar.

Promovimi i sotëm u zhvillua në “Tirana International Hotel & Conference Center”, në sallën “Akernia”, me praninë e rreth 600 të ftuar, mes tyre akademikë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të kulturës.

Ky botim është përgatitur me përkushtim të madh nga autorët dhe është mbështetur teknikisht nga Gazeta e Alpeve nën kujdesin e kryeredaktorit Ramiz Lushaj, si dhe nga Shtypshkronja “Mileniumi i Ri”, që ka realizuar botimin me standarde të larta profesionale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.