Krasniqi: Kosova drejt zgjedhjeve të reja pas dështimit të seancës konstituive

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të radhës së seancës konstituive. Sipas tij, mënyra më e lehtë për të shkuar në zgjedhje është konstituimi i Kuvendit dhe më pas shpërndarja e legjislaturës.

“Normalisht që po shkojmë drejtë zgjedhjeve dhe zgjedhjet kanë me qenë të pa shmangshme. Nëse nuk ka vullnet nga ana e partisë së parë për të bërë zgjidhjen, atëherë zgjedhjet mbesin si opsion”, tha Krasniqi.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se me vetëdije nuk dëshiron ta konstituojë Kuvendin, duke propozuar ministra për kryeparlamentar që nuk kanë shansin të marrin votat e mjaftueshme. Krasniqi theksoi gjithashtu se LVV-ja dhe Lista Serbe janë certifikuar në të njëjtën ditë për të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale, ndërsa vota kundër e LVV-së në Komisionin Qendror Zgjedhor për mos certifikimin e Listës Serbe është sipas tij vazhdim i lojës së LVV-së.

Sot dështoi për të disatën herë zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi Hekuran Muratin, ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, i cili nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.