Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha sot para mediave se partitë kundërshtare po përpiqen ta kthejnë situatën para 14 shkurtit 2021, kur Qeveria Kurti nuk ishte në pushtet.
“Jo çështja është te propozimi i emrit, por opozita nuk dëshiron Qeverinë Kurti 3. Ata po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit”, tha Haxhiu pas dështimit të radhës së seancës konstituive.
Haxhiu shtoi se dje opozita nuk guxoi të shprehej kundër Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e saj për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, ndërsa disa herë kishin votuar kundër saj, Hekuran Muratit dhe Donika Gërvallës.
“Është e rëndësishme të shihet pse dje abstenuan dhe pse asnjë fjalë kundër Listës Serbe nuk guxuan të thonë”, theksoi ajo.
Për pyetjen nëse ndihet e shfrytëzuar nga partia, Haxhiu tha se një pyetje e tillë është “palidhje” dhe nuk ndihet e shfrytëzuar.
Sot, për të disatën herë, seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit dështoi. Lëvizja Vetëvendosje propozoi ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati, i cili nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.