Shqiptari 20-vjeçar në pranga në Itali, i dyshuar për trafik ndërkombëtar

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës ka goditur një nga operacionet më të mëdha për kultivimin e kanabisit në vend. Në një aksion të zhvilluar më 11 qershor, mbi 120 efektivë policie dhe tre ekipe me qen nuhatës ushtruan 18 kontrolle në banesa në disa qytete, përfshirë Kortrijk, Menen, Gent, Harelbeke, Verviers dhe Bruksel.

Gjatë operacionit u zbuluan tri plantacione aktive në Gent, Harelbeke dhe Verviers me mbi 3.200 bimë dhe fidane kanabisi. Policia gjeti gjithashtu plantacione në ndërtim në Menen dhe Kortrijk, ndërsa u sekuestruan 4.8 kilogramë kanabis, tre automjete, armë të ndaluara, para cash dhe llogari bankare e kriptomonedhash.

Në total u arrestuan 15 persona, 14 burra dhe një grua të moshës 27-53 vjeç, prej të cilëve 10 janë shqiptarë, ndërsa të tjerët belgë, një rumun dhe një kongolez. Prokuroria belge ka bërë të ditur se organizata kriminale shqiptare përdorte ndërmjetës për të siguruar automjete dhe numra telefoni, duke u fshehur pas personave me qëndrim të paligjshëm ose me dokumente të falsifikuara.

Njëmbëdhjetë prej të dyshuarve janë dërguar në paraburgim nën akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të një organizate kriminale. Njëri prej tyre rezultoi i kërkuar nga drejtësia italiane dhe është vendosur në pritje të ekstradimit, ndërsa një tjetër iu dorëzua policisë së Brukselit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet lokale.

Prokuroria ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës në Bruges, e cila të martën vendosi të lirojë me kushte dy prej të dyshuarve. Hetimet mbi aktivitetin e organizatës vijojnë.

https://www.nieuwsblad.be/regio/west-vlaanderen/zuid-west-vlaanderen/harelbeke/ruim-120-politiemensen-ingezet-om-cannabisplantages-op-te-rollen-parket-tekent-beroep-aan-tegen-vrijlating-verdachten/84618682.html

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.