Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi akuzohet për zhvatje të rënduar ndaj ish-punëdhënësit të tij në sektorin bujqësor. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të sipërmarrësit, i cili deklaroi se ishte viktimë e kërcënimeve të vazhdueshme dhe kërkesave për para.
Sipas mediave vendase, i dyshuari kishte kërkuar shuma që luhateshin nga 2.500 deri në 4.000 euro çdo 30 deri në 40 ditë, duke kërcënuar me pasoja fizike dhe dëmtim të mjeteve të punës në rast se nuk paguhej.
Autoritetet organizuan një operacion të posaçëm për të ndjekur dorëzimin e kontrolluar të shumës së fundit prej 1.400 eurosh. Dorëzimi u zhvillua pranë një parkingu në provincën e Raguzës, ndërsa policia shkencore dhe skuadra hetimore dokumentuan çdo fazë të ngjarjes.
I arrestuari do të përballet tani me drejtësinë italiane për veprën penale të zhvatjes së rënduar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.