Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e njohur më parë nga autoritetet dhe pa vendbanim të përhershëm në Itali, është arrestuar nga karabinierët pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Ngjarja ndodhi pas ndalimit të dy burrave në komunën e Magione-s, të cilëve iu gjetën 0,7 dhe 1,3 gramë kokainë. Pas kontrollit në banesën e njërit prej tyre, karabinierët zbuluan gruan shqiptare, e cila tentoi të hidhnin tre qese të vogla me gjithsej 1,70 gramë kokainë.
Nga kontrolli personal i saj, u sekuestruan edhe 4 qese të tjera me 2,20 gramë kokainë, 50 euro të dyshuara si fitim nga shitja e drogës dhe një telefon celular. Gruaja u arrestua në flagrancë për posedim me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike.
Pas procedurave të zakonshme në Komandën e Karabinierëve në Città della Pieve, ajo u mbajt në qelitë e sigurisë dhe më pas gjyqtari konfirmoi arrestimin, duke vendosur masën ndaluese që nuk lejon kthimin në Provincën e Perugias.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.