Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në ishullin Chios, pas një episodi të rëndë dhune ndaj ish-partneres së tij, gjithashtu shqiptare.
Gruaja ka marrë dëmtime serioze në kokë, përfshirë fraktura të hundës dhe orbitës së syrit, dhe ndodhet aktualisht në spital për trajtim. Sipas raporteve, sulmuesi e goditi me dorezën e një arme, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Kalimtarët gjetën viktimën të larë në gjak dhe e dërguan menjëherë në spital. Shqiptari është lënë në paraburgim dhe akuzohet për përpjekje për përdhunim dhe tentativë vrasjeje.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.