Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura, u kap në Spanjë dhe mëngjesin e së mërkurës u dorëzua autoriteteve italiane.
Sipas mediave italiane, shqiptari u shoqërua nga policia në Aeroportin Linate të Milanos dhe më pas u dërgua në paraburgim. Urdhëri i arrestit ishte lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, si pjesë e hetimeve që përfunduan në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të akuzuar për të njëjtat vepra.
Hetimet treguan se banda grabiste shtëpi dhe vila duke përdorur makina luksoze të vjedhura për lëvizjet e tyre. Anëtarët identifikonin paraprakisht banesat, ndanin detyrat mes tyre dhe përdornin çelësa të falsifikuar për të hapur dyert.
Vetëm në muajin nëntor 2024, grupit i atribuohen të paktën 12 vjedhje, të zbuluara falë shërbimeve të vëzhgimit dhe analizës së bisedave të përgjuara. Dy anëtarë të grupit ishin arrestuar më parë në provincën Monza Brianza, ndërsa shqiptari i kapur qëndroi në arrati për rreth 8 muaj para se të lokalizohej në Spanjë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.