25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Zvicër arrestohet në Durrës

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.

Shtetasi M. B., banues në Itali, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern e kishte dënuar më 8 janar 2025 me 27 muaj burg për vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Kufitare intensifikoi kontrollet në port pas informacionit nga inteligjenca policore se i kërkuari do të tentonte të largohej drejt Italisë. Ai u kap gjatë tentativës për të dalë nga Shqipëria dhe tani po pritet ekstradimi.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët zviceranë për finalizimin e procedurave ligjore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.