Në Shqipëri vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në det.
Gjatë javës së fundit, nga Komani deri në Ksamil, janë kontrolluar 525 mjete lundruese, ndërsa 35 prej tyre janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht janë ndaluar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
Në 14 raste, mjetet lundruese janë konstatuar duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masa administrative prej 100 mijë lekësh secili.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare janë shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, si dhe 6 mjete lundruese që ishin në rrezik.
Gjithashtu, nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar në zonën e plazhit të Pemës së Thatë, Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia Kufitare apelon për respektimin rigoroz të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese, duke theksuar se nuk lejohet shkelja e perimetrit të sigurisë dhe lundrimi duhet të kryhet vetëm në zonat e përcaktuara, të pajisur me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.