Policia spanjolle ka zbuluar të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi mes maleve në Teruel, në një zonë të lartë malore me terren shkëmbor e të thepisur, e njohur si “Përroi i Bufit”.
Sipas mediave spanjolle, në operacion u sekuestruan rreth 7,700 bimë kanabisi, ndërsa katër shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë. Operacioni mori gjithashtu emrin e vendit ku u kultivua droga, “Përroi i Bufit”.
Lënda narkotike ishte mbjellë në mes të maleve në komunën e Arcos de las Salinas, Teruel. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë ende të ditur.
Policia publikoi pamje nga aksioni, ku agjentët e armatosur shihen duke vënë duart pas kokës të dyshuarit dhe duke i shtruar përtokë deri në prangosje. Në aksion nuk munguan as qentë antidrogë.
Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të dyshuarit për kultivim të kanabisit dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të drogës. Autoritetet besojnë gjithashtu se të dyshuarit mund të jenë pjesë e një organizate ose grupi kriminal.
https://www.heraldo.es/noticias/aragon/teruel/2025/07/28/desmantelados-invernaderos-plantaciones-marihuana-mitad-monte-teruel-1842680.html
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.