Policia Kufitare Vlorë shpëton tre pushues të rrezikuar në det

E premte, 20 Nëntor, 2026

Policia Kufitare e Vlorës ndërhyri me sukses për të shpëtuar tre pushues që rrezikoheshin në det pranë plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe rreth 1 milje larg bregut dhe nuk mund të kthehej vetë. Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për ta ndihmuar, por edhe ata u rrezikuan për shkak të largësisë nga bregu.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre personave në rrezik.

Falë reagimit të shpejtë, të tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare e Vlorës thekson se është e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që të kontaktojnë menjëherë në rast emergjence në numrin 112.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.