Lamtumirë Pippo Baudo! Ikona e televizionit italian, shuhet në moshën 89-vjeçare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i njohur për të gjithë thjesht si Pippo Baudo, një nga figurat më të mëdha të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Campus Biomedico të Romës, i rrethuar nga familjarët e tij.

Karriera e tij nisi në vitet ’60 dhe për dekada ai u bë simbol i Rai-t, duke prezantuar spektakle të mëdha si Sottevoci, Domenica In, Canzonissima, Fantastico, Novecento dhe, mbi të gjitha, Festivalin e Sanremos, të cilin e ka drejtuar plot 13 herë – një rekord i pakalueshëm deri më sot.

Pippo Baudo ishte më shumë sesa një prezantues: ai zbuloi dhe u dha skenën e parë shumë prej artistëve që më vonë do të bëheshin yje të muzikës italiane e botërore, si Lorella Cuccarini, Laura Pausini, Giorgia, Andrea Bocelli, Anna Oxa, Mietta e të tjerë.

Krahas televizionit, Baudo mori pjesë edhe në teatër, kinema dhe u dallua si autor i disa krijimeve muzikore. Për publikun italian, ai mbeti gjithmonë një pikë referimi, krahas emrave legjendarë si Mike Bongiorno dhe Corrado.

Në vitin 2021, Presidenti i Italisë e dekoroi me titullin Kavaliere i Madh i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, duke kurorëzuar një karrierë mbi 60-vjeçare.

Shumë artistë dhe personalitete kanë shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të “Maestros”, siç e quanin të gjithë, ndërsa Italia i jep lamtumirën njërit prej njerëzve që shkroi historinë e televizionit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.