Kosovë/ Radhë të gjata në pikat kufitare, në Merdarë pritja shkon deri në 2 orë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i ngarkuar edhe sot, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në dalje të pikës kufitare Merdarë, pritjet arrijnë deri në dy orë, me kolona automjetesh që zgjaten për një kilometër, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta, pa kolona.

Në pikën Muçibabë, kolona në dalje është rreth pesëqind metra, me pritje deri një orë për qytetarët, ndërsa në hyrje kolona është deri njëqind metra dhe pritjet shkojnë deri në 20 minuta.

Te Dheu i Bardhë, kolona në dalje arrin katërqind metra, me pritje prej 40 minutash, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm pesë minuta dhe nuk ka kolona.

Në kufirin me Malin e Zi, në pikën Kullë, kolona në dalje shkon deri në 50 metra, me pritje deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje kolona është 40 metra dhe pritjet shkojnë deri në dhjetë minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar apelon te qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të kenë durim për shkak të fluksit të shtuar në pikat kufitare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.