Ryanair me 10 destinacione të reja, më pranë bashkëatdhetarëve në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin e Tiranës në prill 2026, duke vendosur tre avionë të tipit B737-800 me vlerë investimi prej 300 milionë dollarësh. Ky zhvillim pritet të mbështesë mbi 3,000 vende pune në Shqipëri, përfshirë 100 vende pune të paguara lartë për pilotë dhe ekuipazhin e kabinës.

Baza e re e Tiranës do të ofrojë mbi 450 fluturime javore në 33 destinacione gjatë sezonit veror 2026, përfshirë 10 linja të reja drejt Birmingham, Dublin, Milano, Malta, Napoli, Pescara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona. Do të ketë gjithashtu rritje të frekuencave në 9 linja ekzistuese si Bari, Londër, Pragë, Stokholm dhe Varshavë.

Me këtë zgjerim, Ryanair synon të arrijë në 4 milionë pasagjerë në vit dhe deri në vitin 2030 planifikon të dyfishojë bazën në 6 avionë me një investim total prej 600 milionë dollarësh, duke hapur mbi 20 linja të reja dhe duke mbështetur mbi 4,000 vende pune.

CEO i Ryanair, Michael O’Leary, u shpreh se ky zgjerim është një mundësi e madhe për Shqipërinë për të rritur trafikun ajror, turizmin dhe investimet, me kusht që vendi të ruajë politikat aktuale të kostove të ulëta dhe taksave zero të aviacionit.

Drejtori Operativ i Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi, tha se ky hap është rezultat i përmirësimeve të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë zgjerimin e pistës, shtimin e hapësirave të parkimit, rikonstruksionin e terminalit dhe digjitalizimin e proceseve të check-in dhe kontrollit të pasaportave.

Për të festuar hapjen e bazës së re, Ryanair ka nisur një fushatë promocionale tre-ditore me çmime që nisin nga 24,99 euro për udhëtime në tetor dhe nëntor, të disponueshme në faqen zyrtare ryanair.com.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.