Çitaku viziton Hashim Thaçin në Hagë: “Me kokën lart dhe shpirtin e pathyer”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim dhe po përballet me gjykimin nga Dhomat e Specializuara.

Pas takimit, Çitaku ndau përshtypjet e saj në një deklaratë publike, duke theksuar se Thaçi mbetet i fortë shpirtërisht dhe me moral të lartë, pavarësisht situatës që po kalon. Sipas saj, ai tregoi interes për shokët e tij dhe “qëndron me kokën lart, shpirtin e pathyer dhe sytë që nuk i shmangen askujt e asgjëje”.

“Për mua, kjo nuk është as habi e as surprizë. Sepse ata nuk janë të rëndomtë. Të rëndomtit nuk e kalojnë kufirin në këmbë me vetëm një çantë mbi supe dhe një ideal në zemër,” shkroi Çitaku.

Ajo kujtoi se liria për ish-krerët e UÇK-së nuk ka qenë kurrë thjesht një fjalë, por gjak dhe përpjekje e palodhshme, duke shtuar se ata ndërtuan shtet nga hiçi dhe vazhdojnë të japin sakrifica edhe sot.

“Edhe këtu, në Hagë, asnjëri prej tyre nuk sillet me mentalitetin e viktimës. Përkundrazi, qëndrojnë si burrat që janë: me vetëdije të pastër dhe krenarë, duke u përballur me sfidën e fundit po aq dinjitetshëm sa me betejat e para,” përfundoi ajo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.