Begaj merr letër nga Trump: Së bashku mund të arrijmë të pamundurën

E premte, 20 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku shprehet vullneti për të vijuar dhe forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Trump thekson se marrëdhëniet SHBA–Shqipëri mbështeten mbi miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve që kanë ndërtuar kombin amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme,” shkruan Trump në letrën drejtuar Begajt.

Kjo letër vjen pas urimit që Presidenti Begaj përcolli për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke riafirmuar lidhjet e ngushta mes dy kombeve dhe rëndësinë strategjike të partneritetit transatlantik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.