Shqiptari në hetim në Itali për trafikun e drogës, sekuestrime mbi 700 mijë euro

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Guardia di Finanza e Breshias ka sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare të lidhura me të. Operacioni, i koduar “Tornado”, është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar, të koordinuar nga Drejtoria Antimafia.

Gjatë hetimeve janë analizuar flukset bankare, janë kryer verifikime të aseteve, janë përdorur të dhënat ndërkombëtare dhe janë përgjuar qindra telefonata për të zbuluar rrjetin e transaksioneve të dyshimta ndërmjet Italisë dhe vendeve të tjera.

Hetuesit kanë zbuluar një standard jetese luksoz të shqiptarit, të papërputhshëm me të ardhurat e deklaruara. Ai përdorte makina luksoze, kishte prona të regjistruara në emra të tretë, llogari jashtë vendit dhe kryente shpenzime të dyshimta. Sipas autoriteteve, shqiptari luante një rol kyç në menaxhimin dhe riinvestimin e fitimeve të paligjshme të organizatës kriminale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.