Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se duke nisur nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat turistike dhe të biznesit të tipit B1/B2 – që janë ende të vlefshme ose kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh – do të mund të rinovohen me postë.
Për të gjitha kategoritë e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të udhëtimeve zyrtare qeveritare, aplikuesit do të duhet të paraqiten për një intervistë në ambasadë.
Në njoftim, Ambasada amerikane u bën thirrje të gjithë aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe statusin e shërbimeve konsullore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.