Serbi/Deputetët kërkojnë program për punësimin e të rinjve shqiptarë në polici

E premte, 20 Nëntor, 2026

Policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të zhduket, ndaj deputetë shqiptarë e boshnjakë kanë kërkuar krijimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve nga këto komunitete në strukturat policore.

Bashkë me deputetët e SDA-së nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, është iniciuar një propozim i dërguar Kryeministrit të Serbisë, ku kërkohet që programi të zbatohet në të gjitha komunat dhe qytetet ku jetojnë shqiptarë dhe boshnjakë, derisa përbërja e policisë të pasqyrojë realitetin etnik të popullsisë.

Sipas nismëtarëve, punësimet e dekadës së fundit nuk kanë garantuar përfaqësim të drejtë, duke ulur ndjeshëm numrin e shqiptarëve e boshnjakëve në polici dhe duke cenuar besimin e qytetarëve.

Ata theksojnë se modeli i policisë multietnike, i krijuar në vitin 2001 me ndërmjetësimin e OSBE-së, solli stabilitet dhe duhet të rikthehet e forcohet, për të rritur sigurinë dhe përfaqësimin e drejtë në forcat e rendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.