Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 700 metra.
Në orët e mëngjesit, pritjet kanë qenë edhe më të gjata, si pasojë e mungesës së personelit në anën e Serbisë. Nga ana e Kosovës, ka staf të mjaftueshëm dhe po punohen dy korsi. Për hyrje në Kosovë, pritjet janë shumë më të shkurtra, nga 5 deri në 10 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika të tjera kufitare situata është normale, me përjashtim të Dheu i Bardhë, ku për dalje pritjet arrijnë deri në 60 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë kohën e udhëtimit për të shmangur vonesat e gjata.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.