Përfundon Konferenca e Ambasadorëve, Kurti: Forcojmë rolin e Kosovës në botë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Konferenca, që këtë vit mblodhi në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, u zhvillua për tri ditë me sesione të fokusuara në planifikimin strategjik të politikës së jashtme dhe forcimin e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Gjatë punimeve u mbajtën panele dhe diskutime me drejtues të institucioneve mbi tema si siguria dhe mbrojtja, kërcënimet jokonvencionale, politikat e sigurisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, diplomacia publike, imazhi i vendit, angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Qeveria thekson se këto takime synojnë rritjen e koordinimit diplomatik dhe avancimin e interesave të Kosovës në nivel global.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.