Një krim makabër në Santa Cruz të Bolivisë ka tronditur opinionin publik. Tre shtetas të huaj – dy serbë dhe një maqedonas – u gjetën të masakruar në një vilë me qira, në një ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Viktimat janë identifikuar si Miljan Đekić, 38 vjeç nga Nishi, Dejan Lazarevski, 47 vjeç nga Strumica, dhe një burrë i tretë ende i paidentifikuar zyrtarisht, i njohur si “Mali Kosta”. Të tre trupat ishin mbështjellë me qese të zeza plastike, të mbyllura me ngjitës, e të fshehur në kuzhinën e vilës, gati për transport.
Mediat boliviane raportojnë se fqinjët alarmuan policinë pas zhurmave të pazakonta, muzikës me volum të lartë dhe britmave të frikshme në mbrëmjen e ngjarjes. “Rreth orës 23:00, dëgjuam muzikë të fortë dhe pastaj britma. Më pas gjithçka u qetësua. Thirrëm policinë dhe menjëherë u vendos kordon sigurie,” rrëfyen dëshmitarët.
Raporti mjeko-ligjor ka zbuluar shenja të torturave të rënda: një prej viktimave u qëllua në tëmth pas torturës, një tjetër kishte dy plumba në pjesën e pasme të kokës, ndërsa i treti kishte kafkën e thyer, duke u besuar se ka humbur jetën nga goditjet para ekzekutimit.
Autoritetet dyshojnë se viktimat mund të kenë qenë pjesë e të ashtuquajturit “Kartel Ballkanik”, një rrjet i fuqishëm i trafikut të drogës që operon në Amerikën Latine. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe motivet e sakta të këtij krimi brutal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.