Flakët në Gramsh qetësohen, por disa vatra mbeten aktive në fshatra

E premte, 20 Nëntor, 2026

Pas ditësh beteje me flakët, situata në fshatrat e Gramshit këtë të enjte duket më e qetë. Intensiteti i vatrave është ulur krahasuar me ditët e mëparshme, që sollën djegien e tërësishme të gjashtë fshatrave dhe rrezikuan disa të tjerë.

“Nata ka qenë e vështirë për efektivët në terren,” raportoi gazetarja Belinda Ruçaj. Ajo shtoi se fshati Ermenj ka pasur situatë zjarri mbrëmjen e djeshme, por është vënë nën kontroll. Megjithatë, rreziku nuk ka kaluar plotësisht, ndërsa ulja e erës ka ndihmuar ekipet zjarrfikëse në përballimin e flakëve.

Ndërsa situata duket më e qetë, disa vatra mbeten aktive dhe forcat zjarrfikëse vijojnë punën për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.