Autoritetet greke kanë nisur hetimet për një mjet shpërthyes të improvizuar, i cili dyshohet se ishte përgatitur për të vënë flakën një zone pyjore në Drosia.
Sipas mediave greke, hetuesit janë pranë identifikimit të personit që vendosi pajisjen ndezëse, pasi analizat mjeko-ligjore zbuluan një gjurmë gishti që i përket një burri me origjinë shqiptare dhe të kaluar kriminale.
Pajisja u zbulua të martën nga një qytetar, i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Mekanizmi përbëhej nga dy cilindra gazi, të vendosur pranë njëri-tjetrit, me një shishe benzine në mes – një kombinim i mjaftueshëm për të shkaktuar një zjarr masiv.
Greqia, njësoj si Shqipëria, po përballet me vatra të shumta zjarri të favorizuara nga temperaturat e larta. Autoritetet dyshojnë se shumë prej tyre janë të vëna qëllimisht dhe po intensifikojnë përpjekjet për kapjen e autorëve, ndërsa dëmet mjedisore dhe sociale po rëndojnë çdo ditë e më shumë.
https://www.protothema.gr/greece/article/1682340/apotupoma-alvanou-poinikou-ston-ebristiko-mihanismo-pou-vrethike-sti-drosia/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.