Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si sistemi i drejtësisë në Kosovë po trajton veprën penale të fajdes. Sipas saj, nga 1,752 persona që ndodhen aktualisht në institucionet korrektuese të vendit, vetëm 4 janë të dënuar për fajde, ndërsa 8 të tjerë gjenden në paraburgim.
Haxhiu e cilësoi këtë situatë si alarmuese, duke theksuar se fajdeja ka pasoja të rënda sociale dhe shpesh tragjike. “Ky realitet tregon që, pavarësisht ndikimit të madh që fajdeja ka mbi jetën e qytetarëve, sistemi ynë i drejtësisë nuk po e trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet,” tha ajo.
Sipas ministres, fajdeja është pjesë e një zinxhiri të organizuar kriminal, që prek kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, duke thelluar ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë. Ajo iu referua edhe disa rasteve të fundit tragjike, të cilat i cilësoi si dëshmi të neglizhencës institucionale ndaj kësaj dukurie.
Ministrja kërkoi rishikim urgjent të politikave ndëshkimore dhe forcim të hetimeve e ndjekjes penale ndaj fajdexhinjve, të cilët shpesh veprojnë në heshtje, por shkaktojnë dëme të mëdha për individët dhe familjet.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.