Haxhiu:Gjyqtari i Kushtetueses, bashkëpunëtor i BIA-s dhe i lidhur me Radoiçiqin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për të cilin thotë se dyshohet si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe se ka lidhje të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Në një konferencë për media, Haxhiu kujtoi se edhe vite më parë kishte kërkuar që Laban të mos emërohej gjyqtar, por ishte akuzuar se po cenonte pavarësinë e gjyqësorit. Ajo theksoi se Serbia, historikisht dhe edhe sot, përdor agjenturën për të shtrirë ndikimin në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë.

“Sipas informacioneve që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA-s. Në vitin 2006 ai ishte pjesë e doganave të Serbisë, në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave publike, ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe është dënuar me 6 vite burgim. Besohet se BIA e ka komprometuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë,” deklaroi Haxhiu.

Ajo ngriti dyshime edhe mbi mënyrën si Laban është liruar nga dënimi në Serbi dhe mbi faktin që, pavarësisht një vendimi aktiv të Interpolit, ka arritur të emërohet dhe të mbajë postin në Kushtetuese. “Ai ka raporte të afërta me kryeterroristin Radoiçiq,” përfundoi ministrja në detyrë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.