Shqiptari i kërkuar për trafik emigrantësh, arrestohet në Itali

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik emigrantësh, është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Astit. Sipas mediave italiane, kapja e tij u realizua gjatë një kontrolli rutinë nga Njësia e Imigracionit pranë Komisariatit të Policisë së qytetit.

I dyshuari ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Drejtësisë në Tiranë. Për një kohë të gjatë, ai kishte qëndruar në Itali nën një identitet të dyshimtë, duke tentuar të përfitonte leje qëndrimi.

Hetimet zbuluan se shqiptari ishte pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal, të përfshirë në trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të Evropës, me lidhje të dyshuara edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata e Apelit në Torino ka konfirmuar masën e arrestit dhe ka dhënë miratimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim në Asti, në pritje të përfundimit të procedurave ligjore për kthimin në vendlindje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.