Ish-agjenti i SHISH, Viktor Gjini, dënohet me 10 vite burg në Kili për drogë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Viktor Gjini, ish-agjent i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), ka marrë vëmendjen e një gazete spanjolle pas dënimit me 10 vite burg në Kili për trafik droge. Çështja e tij u bë pjesë e një hetimi ndërkombëtar që zbuloi rrugët e trafikut të lëndëve narkotike dhe mënyrat e pastrimit të parave nga grupet kriminale.

Sipas dosjes gjyqësore, Gjini, i cili fliste të paktën pesë gjuhë dhe mbante pasaportë holandeze, kishte planifikuar të dërgonte drogë drejt Holandës së bashku me një tjetër shqiptar, Bryan Dragoti, i cili nuk u arrestua. DEA amerikane kishte zbuluar se një rrjet shqiptarësh po përpiqej të zgjeronte tregun e kokainës duke përfshirë Kilin si pikë strategjike.

Hetimet e agjentëve të infiltruar zbuluan se Gjini e konsideronte Kilin një rrugë më të sigurt për transportin e drogës, pasi kontejnerët nuk vidhen lehtë. Gjithashtu, u zbulua edhe skema e qarkullimit të parave përmes sistemit informal “Hawala”. Në një rast, shqiptarët i dorëzuan mbi 90 mijë dollarë në para të gatshme një personi të njohur si “El Polaco”, i cili ngarkoi një komision prej 8% dhe u sigurua që pagesa në Kili të bëhej vetëm pas verifikimit të numrit serial të një kartëmonedhe një dollarëshe.

Në gjykim, Gjini mohoi akuzat, duke pretenduar se kishte shkuar në Kili për të blerë rrotulla letre dhe për të kërkuar mundësi biznesi. Gjykata nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, por vendosi ta dënojë Gjinin me 10 vite burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij u liruan me mbikëqyrje.

Aktualisht, ish-agjenti i SHISH po mbahet në burgun “Santiago 1” dhe pret vendimin e Gjykatës së Apelit të Kilit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.