Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) për krimin e organizuar të emigracionit.
Sipas mediave britanike, i riu u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u mor në pyetje nga oficerët e NCA-së, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në lehtësimin e udhëtimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Britanisë përmes anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda, duke kaluar Kanalin.
“Ky arrestim është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur në përpjekjet për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore.
Autoritetet britanike po intensifikojnë operacionet kundër rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, të cilat vitet e fundit janë rritur ndjeshëm në rrugën Shqipëri–Britani.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.