Richard Grenell pushon në Ksamil: Mesazh pozitiv për turizmin shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij verore, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga riviera shqiptare.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, Grenell shihet duke lundruar me anije në ujërat e pastra të Ksamilit, ndërsa komenton me përshkrimin “Shqipëria me Amerikanë”, duke lënë të kuptohet se është i shoqëruar nga miq nga Shtetet e Bashkuara. Pamjet dhe përshkrimi pasqyrojnë një përvojë pozitive dhe miqësore me vendin, duke tërhequr vëmendjen ndaj potencialit turistik të bregdetit shqiptar.

Riviera Shqiptare, me plazhet e pastra dhe ujërat e kaltër të detit Jon, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistë nga vende të ndryshme të botës. Vizitat e personaliteteve ndërkombëtare si Grenell kontribuojnë në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si një vend i sigurt, mikpritës dhe me potencial të lartë për turizmin cilësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.