Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së presidentes Vjosa Osmani nga kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke komentuar përfshirjen e gjyqtarit Radomir Laban si kryesues i trupit gjykues në këtë çështje.
Pas një vizite në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë e informuar se Laban do të ishte kryesues i çështjes që lidhet me daljen nga ngërçi aktual politik në vend.
“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni që ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese. Është absurde që dikush i papërshtatshëm dhe me rrezik për rendin tonë kushtetues të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, u shpreh Kurti.
Ai e konsideroi vendimin për përfshirjen e gjyqtarit Laban si të papranueshëm dhe tha se kjo krijon shqetësime serioze për pavarësinë dhe integritetin e sistemit kushtetues në vend.
Kurti dha gjithashtu disa detaje nga takimi që ka pasur me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, megjithatë theksi i deklaratës së tij mbeti tek shqetësimi lidhur me procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e gjyqtarit në fjalë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.